Ndjekësit dhe sidomos fansat e Luizit presin që Prime i sotëm i “BBVIP” të jetë vërtetë special, pasi sipas tyre, pas përfundimit të misionit të këngëtarit që gjatë gjithë këtyre ditëve “ka luajtur me ndjenjat” e Kiarës, do të ketë një propozim për martesë.
E ndërsa mezi presim të shohim nëse do të ketë apo jo një ulje në gjunjë nga artisti për partneren e tij, kjo nuk do jetë e vetmja surprizë që produksioni ka përgatitur për publikun në mbrëmjen e sotme.
Prime do të ketë një të ftuar speciale sot dhe ajo mesa duket do të jetë Elvana Gjata.
Këtë e ka bërë me dije vetë artistja me anë të një video-je të shkurtër në rrjetet sociale, ku thotë se ka një lajm të bukur e të rëndësishëm për fansat dhe në fund, shkruhet: “Sonte, Big Brother Albania VIP”.
Pra prania e Elvanës është e sigurt sonte, por nuk e dimë për çfarë.
Për një performancë speciale? Për konkursin e këngëve që u zhvillua gjatë këtyre ditëve në program? Apo për të performuar në momentin magjik të Luizit dhe Kiarës, nëse do të bëhet?
Presim e të shohim…