Vetëm një ditë na ndan nga finalja e madhe dhe e shumëpritur e Big Brother VIP 2.
Me këtë rast, producentja Sara Hoxha ka bërë një postim ku falenderon të gjithë ekipin e Top Channel për punën e palodhur gjatë këtyre muajve.
Ndër të tjera ajo paralajmëron se Big Brother VIP 3 do nisë së shpejti.
“Ky sezon ka qene po aq sfidues sa dhe i jashtezakonshem! Ekipi i Top Channel dhe unë personalisht do t’u jemi gjithmonë mirënjohës 36 njerëzve që u hodhën në këtë anije me ne dhe nuk u larguan kurrë, pavarësisht se sa i vështirë u bë deti. Megjithatë, u jam veçanërisht mirënjohëse qindra njerëzve që punuan pafund për t’u sjellë shqiptarëve një dritare hutimi nga realiteti i përditshëm për mbi 4 muaj. Shijoni finalen dhe’ Big Brother 3’ ju le takim së shpejti”, shkruan Sara.