Julian Cela eshte djali me i ri ne moshe, i cili ne puntaten e prezantimit u komentua si nje djale i embel dhe ndonjehere u etiketua si “i vogel” per kete program.
Por, mesa duket nuk eshte tamam kshu. Ishte Juliani ai qe shkaktoi nje debat puntaten e sotme per shkak te nje komenti te Arjanit, i cili pas prezantimit te Azemit, djalit nga Presheva, u shpreh se do t’a kishte pak me sy te mire vetem sepse ishte nga Presheva, e kjo per shkak se ate akoma e prek historia e hidhur e Shqiptareve ne ato territore.
Mirepo, ky koment nuk i pelqeu Julianit, i cili iu kthye Arjanit duke i thene se po krijon aleanca qe ne fillim:” Mua nuk me duhet historia fare as e shkuara, jemi ketu per vajzat dhe jemi te gjithe te barabarte”