Të jesh në një lidhje, është kaq romantike dhe argëtuese, por ka edhe shumë sfida. Njëra prej tyre është pikërisht tradhtia emocionale, e cila për shumë njerëz, është po aq e dhimbshme (ose edhe më tepër) se tradhtia fizike.
Ka disa shenja që e tregojnë se ndoshta po e përjeton në lidhjen tënde, por para se të t’i tregojmë, le ta marrim vesh njëherë e mirë se çfarë është tradhtia emocionale.
Kur kemi të bëjmë me tradhti emocionale?
Së pari, na lejo të të themi se çdo marrëdhënie ka rregulla të ndryshme, ndaj është shumë relative ajo çfarë shumë çifte cilësojnë si tradhti. Gjithsesi, në një nivel bazik, tradhtia emocionale nënkupton se personi që tradhton në mënyrë emocionale, i drejtohet dikujt tjetër për këshilla, ngushëllim, rrëfimin e ngjarjeve apo lajmeve të mira ose të këqija.
Në raste të tilla, personi që tradhton emocionalisht, mund të gënjejë partnerin/e për natyrën e marrëdhënies, të fshijë mesazhet, të nënvlerësojë lidhjen, apo të zvogëlojë kohën që shpenzon me partnerin/en.
Tani, kalojmë te shenjat:
-Në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme, partneri/ja mban sekret disa aspekte të jetës private
-Refuzon të tregojë se me kë komunikon virutalisht
-Papritur, ndryshon fjalëkalimet (të telefonit, laptopit, rrjeteve sociale)
-Nuk kërkon më mbështetje emocionale apo këshilla nga ti
-Ndihesh i/e vetmuar në marrëdhënien tënde dhe partneri/ja nuk ka dëshirë të forcojë lidhjen
-Partneri/ja është gjithmonë edhe më i/e largët, emocionalisht dhe fizikisht
-Nuk kërkon më vëmendje nga ti
-Papritur ka një shkëputje në takimet tuaja dhe nuk shpenzon më shumë kohë me ty
-I lë planet gjithnjë evazive dhe kalon direkt në mbrojtje kur ti ia vë në dukje
-Nuk vendos barriera me personin tjetër dhe ai/ajo i shkruan/telefonon edhe në orare të papërshtatshme
-Vë re se ai/ajo tenton të shtrembërojë realitetin
Burimi: /Anabel