Besojme se te gjithe e mbani mend kengen e famshme qe Mevlani i dedikoi Ledjanes, te cilen e titulloi pikerisht me emrin e saj.
Pasi dyshja i prishen marredheniet me njeri tjetrin, shume polemika u krijuan per kete kenge, ku Ledjana shprehej se ishte nje kenge e vjedhur dhe jo e krijuar nga Mevlani, ndersa ky i fundit e fshiu nga YouTube. Por, ajo cka i konfuzoi serish ndjekesit ishte kenga e publikuar diten e djeshme nga Mevlani, “Bota ime”.
U vu re se ajo eshte e njejta kenge, si nga fjalet edhe melodia, por i vetmi ndryshim eshte se eshte zevendesuar emri “Ledjana” me fjalet “Bota ime” dhe “Femra e jetes”.
Cfare ka dashur te tregoje Mevlani me publikimin e kesaj kenge?
Gjithashtu, ndjekesit jane te bindur se kjo kenge eshte serish nje dedikim per Ledjanen.
Kujtojme se diten e djeshme, teksa ishte i ftuar ne nje interviste, Mevlani u shpreh se deshironte te kishte nje takim tjeter me Ledjanen.