“Këtë nuk mund ta thuash, është ofendim”, Mikela dhe Bruno përballen pas takimit të tij me Efin

Mikela dhe Bruno janë përballur në një takim 4-minutësh në puntatën e sotme të Për’puthe, pasi takimi i tij me Efin shkoi shumë mirë.

Pikërisht kokurrentja e re ishte bërë arsyeja që raportet mes të dyve të tensionoheshin, pasi Bruno kishte thënë se Efi ishte femra perfekte për të, të paktën fizikisht.

Mikela I tha Brunos se edhe nëse do të ketë një vajzë në krah, ai do të shpërqendrohet nga të tjera, poor konkurrenti e mori këtë si ofendim.

Bruno i tha Mikelës se edhe ajo është shpërqendruar nga djemtë e tjerë që kanë hyrë dhe vetë ajo e ka pranuar diçka të tillë.

Ndërkohë ajo ka pasur mundësi të zgjedhë mes Brunos dhe Markos për takimin 4-minutësh dhe ky i fundit nuk e ka pritur mirë faktin që nuk zgjodhi atë.

https://www.instagram.com/tv/CWLzyd1lK96/?utm_medium=copy_link
Pjesë nga biseda:

Mikela: Pse i the në ‘backstage’ Efit, direkt pas takimit të parë, që të keni një takim të dytë? As nuk prite që vajzat të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Bruno: Jemi të rritur. I kuptojmë gjërat. Dihet që kështu është formati, do dalim me disa vajza

Mikela: Ti më lë përshtypjen që edhe po të kesh një femër tjetër në krah, mund të shpërqendrohesh nga vajza të tjera

Bruno: Këtë nuk mund ta thuash, ky është ofendim!

Mikela: Nuk është ofendim!

Bruno: Edhe ti je shpërqendruar nga djemtë e rinj që kanë hyrë.

Mikela: Pak…

Bruno: Po atëherë?!

Mikela: Po vetëm ty të pëlqejnë të gjitha…

Pas mbarimit të kohës së takimit, Bruno e ka pyetur Mikelën se çfarë nuk i pëlqen tek ai, ndërsa kjo i është përgjigjur se nuk i pëlqejnë nervat dhe mënyra si ai i kthehet.

https://www.instagram.com/tv/CWLzyd1lK96/?utm_medium=copy_link