Kylie Jenner i shtoi koleksionit të saj të veshjeve mbresëlënëse të Javës së Modës në Paris një nga fustanet e Mugler.
Ajo ishte veshur me dantellë të zezë nga koka te këmbët. Copa pëlhure i mbështilleshin rreth trupit në mënyra të ndërlikuara, duke krijuar vija dhe forma. Dantella i zgjatej edhe në duar, duke krijuar doreza.
Fustani është sigurisht një frymë e re në botën e modës, por kjo nuk do të thotë se duhet t’u pëlqejë të gjithëve. Në fakt, njerëzit kanë patur disa mendime komplet të kundërta.
Janë ata të cilëve fustani iu është dukur seksi, misterioz dhe i veçantë. Pastaj, ka nga ata, të cilëve fustani u duket thjesht si një rrëmujë e madhe dantellash.
Java e Modës në Paris vazhdon edhe dy ditë të tjera, ndaj ka mundësi që garderoba e Jenner të ketë ende disa surpriza të tjera. Na mbetet t’i shohim në vijim.
Burimi: Teen Vogue