Këngëtarja Xhensila Myrtezaj prej disa javësh po përflitet në mediat online se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Mirëpo, edhe pse artistja e ka mohuar gjithmonë këtë gjë, fansat kanë forcuar edhe më shumë dyshimet.
Shkak këtë herë u bë paraqitja e saj e fundit, ku Xhensila kishte veshur një fustan që i tregonte barkun e fryrë gjatë performancës së djeshme në “Big Brother VIP”.
Kujtojmë se Xhensila ka vepruar në të njëjtën mënyrë edhe me shtatëzaninë e parë, ku pas 8 muajsh e bëri publik lajmin e pritjes së ëmbël.
Gjithashtu, këngëtarja e ka shprehur disa herë dëshirën e saj të madhe për të patur një fëmijë të dytë dhe t’a bëjë Ajkën me një vëlla ose motër të vogël.