Kërcënohet me jetë Leo Messi, cfarë ndodhi në supermarketin e partneres së futbollistit

Persona të armatosur kanë sulmuar sot një supermarket në Argjentinë, në pronësi të familjes së gruas së Lionel Messit, Antonela Roccuzzo dhe kanë lënë një mesazh kërcënues për yllin e futbollit.

Një nga dy burrat me motoçikletë u kap në kamera duke ecur deri në ambientet në qytetin e lindjes së Messit, Rosario, rreth 180 milje në veriperëndim të Buenos Aires, duke qëlluar vazhdimisht në grilat metalike mbi dritaret dhe derën e përparme të marketit. Katërmbëdhjetë të shtëna thuhet se janë qëlluar në supermarket.

Personat e armatosur kanë lënë një mesazh të shkruar me dorë në vendngjarje ku thuhej: ‘Messi, po të ndjekim! Javkin nuk do të kujdeset për ty’.

Pablo Javkin është kryebashkiaku aktual i Rosarios, qyteti më i madh në provincën qendrore të Santa Fe. Një stacion televiziv lokal që raportoi për sulmin pretendoi se mesazhi sugjeronte se kriminelët e drogës mund të përpiqen të zhvasin para nga shtatë herë fituesi i Topit të Artë. Për fat të mirë nga sulmi nuk pati të lënduar, teksa policia ka marrë në dorë ngjarjen.