Dy ditë më parë Luana Vjollca solli projektin e saj të ri muzikor, bashkëpunimin me Bardhin, të quajtur “Zemrën ta vodha”.
Në fakt, kënga ishte bërë e njohur për publikun para se të publikohej zyrtarisht, pasi u përdor si kolonë zanore në emisionin e moderatores.
Megjithatë, së fundmi Luana ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka kërkuar “mbështetjen” e ndjekësve të saj në një mënyrë të cuditshme. Në një postim të mbrëmjes së djeshme ajo ka shkruar: ”Kush nuk e ka dëgjuar ende këngën, ose nuk e ka parë klipin, ta bëjë tani se nesër do e fshij.”
“Kërcënim” apo shaka e 1 prillit?