“Kepi i Tundimeve” kthehet në një tjetër “Big Brother VIP”! Edhe kjo ish banore i bashkohet programit

Që prej ditës së parë kur u zbulua se “Kepi i Tundimeve” këtë edicion do të vinte me një kast personazhesh të njohur, kurioziteti për të zbuluar është shumë i madh.

I quajtur “Kepi i Yjeve”, ky format i cili do të xhirohet në Turqi, do të bëjë bashkë emra të njohur të showbiz-it shqiptar.

Deri më tani janë konfirmuar dy emra: Ronaldo Sharka dhe Gerti Koxhaj. E kësaj liste do t’i shtohet edhe një tjetër ish-banore e Big Brother Vip Albania.

Bëhet fjalë për Jori Dellin!

Modelja e konfirmoi vetë pjesëmarrjen e saj, ditën e djeshme teksa ishte e ftuar në “E diell”. Ajo tregoi se shumë shpejt do të jetë pjesë e një projekti televiziv këtë verë në Top Channel dhe ai është “Kepi i Yjeve”.

Ndërkohë ne jemi në pritje të emrave të tjerë të kastit.