Këngëtarja shqiptare zbulon se imazhi i saj po përdoret në faqet pornografike

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka zbuluar se disa persona të paautorizuar po përdorin imazhin e saj për reklama në faqet e filmave për të rritur.

Në postimin e një fansi, të marrë nga faqja pornografike shihet fotoja origjinale e Bebes dhe një tjetër e bërë e modifikuar ku reklamohet një program dobësimi.

“Ata po të përdorin ty në reklama”- kishte shkruar një person në Twitter, i cili tregoi se këtë reklamë e gjeti në një faqe pornografike.

“Kjo më bëri lëmsh”, shkroi Bebe sapo pa postimin nga fansi, të cilin më pas e rishpërndau për ndjekësit e saj.

Nuk dihet ende se cfarë masash do të marrë artistja për të parandaluar këtë gjë.

Burimi: /News 31