Edhe pse mund të mos jetë aktive në muzikë, të paktën sic ka qenë disa vite më parë, Kaltrina Selimi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe mesa duket po përjeton kohë të bukura në jetën e saj personale, teksa do të bëhet nënë për herë të dytë.
Burime për “Prive” kanë konfirmuar se artistja është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do ë vijë në jetë bebi i dyte.
Selimi është nënë e një djali, Tristan, teksa u bë mama për herë të parë në vitin 2014.
Megjithatë ende nuk dihet se në cfarë muaji të shtatzanisë është Kaltrina dhe po ashtu nuk dihet as gjinia e bebit, me këngëtaren që si gjithnjë detajet nga jeta private po i mban shumë private.
Në fakt, duke qenë se ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes mediatike së fundmi, pak informacione dihen për të, megjithatë “dedektivët” e rrjeteve sociale dhe gazetarisë rozë kanë mundur të zbulojnë se jeta e Kaltrinës së fundmi është mes Londrës dhe Prishtinës, ndërsa nuk dihet arsyeja përse ka zgjedhur t’i qëndrojë muzikës larg, me projektin e fundit muzikor që daton 1 vit më parë.