Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ka anuluar të gjita koncertet ku ajo do të merrte pjesë në Greqi për shkak të një problemi shëndetësor.
Ishte vetë kënëtarja e cila e ka bërë të ditur lajmin. Ndërkohë thashethemet zbulonin se Eleni ishte prekur nga COVID-19, por jo vetëm këtë pasi lart e poshtë po qarkullonin fjalë se këngëtarja është shtatzënë.
Ndërsa zërat për një shtatzëni të mundshme kanë “ndezur” internetin, këngëtarja ka reaguar ashtu siç di ajo, duke postuar disa foto ku shfaqet në super formë nga pushimet, e veshur me fustan blu, me bikini poshtë fustanit dhe syze, teksa tregon barkun e sheshtë duke hedhur poshtë kështu thashethemet.