Këngëtarja serbe jo vetëm që ia kopjoi këngën Xhensilës por “harroi” të ndryshojë dhe titullin!

‘’Ale ale’’ është një nga këngët e Xhensila Myrtezajt e publikuar gjatë vitit 2022.

Ky projekt që rezultoi i suksesshëm, ka kaluar edhe kufijtë dhe së fundmi është realizuar edhe në gjuhën serbe.

Është këngëtarja boshnjako-serbe Maja ‘’Maya’’ Berović e cila e ka publikuar ditën e djeshme projektin e ri me titullin e njëjtë ‘’Ale ale’’ si edhe melodi identike e tekst të ngjashëm.

Mirepo, kengetarja serbe,ne pershkrimin e kenges i ka dhene te drejta produksionit “Bigdeal Records”.