Gresa Behluli ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit pas zbulimit të shtatzënisë së saj. Lajmin e ëmbël e dha në mënyrën më të mirë duke u shfaqur me barkun e fryrë në videoklip kur publiku nuk dinte asgjë.
Mirëpo, pritjes së ëmbël i erdhi fundi pasi këngëtarja e njohur është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e zbuloi Hajrush Behluli, babai i këngëtares nëpërmjet një postimi në faqen e tij të Facebook.
“Lindi Dielli dhe na solli shkëlqim dhe gëzim të veçantë në zemrat tona.
Gresa dhe Luli u bënë prindër ndërsa unë dhe Shkurta gjyshër. Poashtu edhe Arbëri u bë Dajë dhe Besiana e Agnesa Teze. Pra Dielli djali Gresës na e ndërroj statusin dhe ne me shumë dashuri i urojmë jetë të gjatë e të lumtur me shumë fat.
Zoti e bekoftë Diell Ibrahimin.
Zoti I bekoftë të gjithë fëmijët e Botës që i sjellin gëzime njerëzimit.
HSH”, shkruan ai në këtë postim ku na zbuloi emrin e bebushit, Diell.
Burimi: /AfterParty