Doja Cat mori të gjithë kohën e duhur për të marrë një brisk, hapur live-n në Instagram dhe për të ndryshuar totalisht pamjen e saj.
Këngëtarja e hitit “Kiss me More” rruajti kokën, vetullat dhe u dashurua me pamjen dhe prakticitetin që ofron një kokë e rruar, sepse normalisht nuk e vret mendjen se cilin model të bësh.
Doja Cat shaved her eyebrows off on live pic.twitter.com/wBM1BtfUqC
— No Jumper (@nojumper) August 5, 2022
Doja tha se kurrë nuk i ka pëlqyer kurrë flokët dhe se supozohej të mos kishte fare flokë, gjithashtu inkurajoi ndjekësit që të bënin të njëjtën gjë.
Artistja u shpreh e lehtësuar që tanimë, flokët nuk e bezdisnin më për të kryer aktivitetet e përditshme.
Për më tepër, Doja e adhuroi pa fund rezultatin dhe me thënë të drejtën, duket yll.