Diten e djeshme u publikua nje lajm ne lidhje me kengetaren Shqipetare, ku thuhej se eshte fejuar ne fshehtesi te plote, por jo dhe aq.
Sipas burimeve, zbulohet se behet fjale per kengetaren Greta Koci. Thuhet se këngëtarja ka kohë që është fejuar, por këtë lajm e ka mbajtur të fshehtë. Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin Greta po jeton prej kohësh.
Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti.
Për partnerin e Gretës nuk ka ende asnjë detaj, por sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore
Më herët ajo është shprehur se nëse i dashuri i saj nuk do të jetë personazh publik, atëherë ajo nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike. Kjo duhet të jetë edhe arsyeja pse Greta e ka mbajtur gjithçka të fshehtë këto kohë.
“Jam shumë e lumtur me jetën time. Kjo pjesë dua të ngelet private, është kuriozitet i madh por dua ta ruaj timen. Nëse i dashuri nuk do të jetë njeri publik, nuk ka përse. Tani jam shumë ok dhe shumë e lumtur”, u shpreh Greta teksa ishte e ftuar disa kohë më parë në emisionin “Rudina”.