Këngëtari shqiptar humb nënën, bën dedikimin prekës!

Fidani dhe Rita janë çifti nga Kosova të cilët janë bërë mjaft të njohur edhe në Shqipëri për shkak të hiteve të tyre.

Mirëpo, familja e tyre sot është në zi!

Me anë të një postimi në Instagram, Fidani ka bërë të ditur humbjen e nënës së tij.

Këngëtari ka publikuar një foto të saj, tek ka shkruar: “Nanë e shtrenjta nanë! Allahu të shpërbleftë me xhenet në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.”