Ditët e fundit, duket se ardhja e artistit serb, Goran Bregovic në eventin e Festës së Birrës në Korçë, ka qenë kryefjala e çdo bisede. Kanë qenë të shumë artistët që kanë deklaruar publikisht irritimin e tyre ndaj kësaj situate dhe kanë shprehur se do të bojkotojnë koncertin, nëse ky vendim nuk tërhiqet.
Megjithatë, duket se së fundmi, ka pasur dhe nga ata që mendojnë se ardhja e Goran Bregovic në Shqipëri, është deri diku e keqja më e vogë që mund të ndodhte. I tillë është edhe Tiri Gjoci, i cili ka postuar në “InstaStory” një shkrim me fjalët:
Po sikur të bojkotojmë koncertet e atyre që nuk këndojnë dot këngët e veta live? Të bojkotojmë koncertet e atyre VIP-ave që këndojnë si derra dhe sot ngrejnë zërin dhe “bërtasin siç bëjnë dhe në koncertet e tyre madhështore? Mbase do të ishte një nismë më frytëdhënëse. – u shpreh Gjoci.
Nga fjalët e Tirit, duket se dikush që me deklaratat e tij për të bojkotuar koncertin në Korçë, e ka irrituar tej mase. Duke iu drejtuar në këtë formë disa artistëve që nuk dinë të këndojnë live. Me kë ta ketë këngëtari vallë?!