Këngëtari i grupit Maroon 5, Adam Levine, është akuzuar për tradhëti nga një modele në Instagram, Sumner Stroh, e cila pretendon se ka qenë e dashura e tij.
Ajo vendosi që këtë ngjarje t’a bënte publike me anë të një videoje në TikTok.
Stroh pretendoi se lidhja e supozuar zgjati për afërsisht një vit dhe se Adam kishte “shfrytëzuar” dhe “manipuluar” atë.
Lajmi tronditës për pabesinë e Levine vjen vetëm një javë pasi gruaja e tij, ish-modelja e Victoria Secret, Behati Prinsloo njoftoi publikisht shtatzëninë e saj të tretë.
Përpara se të zbulonte identitetin e tij, Stroh e filloi videon duke thënë:
“Unë do të nxjerr zbuluar dikë.. Unë kisha një lidhje me një burrë që është i martuar me një modele të Victoria’s Secret. Në atë kohë isha e re, isha naive. Sinqerisht, ndihem e shfrytëzuar. Nuk isha në skenë siç jam tani, kështu që padyshim që u manipulova shumë lehtë.”
Sumner më pas ndau një pamje të mesazheve direkte mes saj dhe Adamit.
“Ti je 50 herë më e nxehtë personalisht. Po kështu jam edhe unë.”
Më pas ajo vazhdoi duke thënë: “Adami dhe unë po shiheshim për rreth një vit. Pasi ndalova së foluri me të për disa muaj, ai vendosi të kthehej në jetën time kështu: (tha modelja tek tregoi mesazhin e Adam)
Ok pyetje serioze. Unë do bëhem me një fëmijë tjetër dhe nëse është djalë, dua ta quaj Sumner. A je mirë me këtë? Shumë seriozisht“
Pra, Adam kishte vendosur që fëmijës së ardhshëm t’i vendoste emrin e të dashurës së tij.
Një pjesë e komentuesve shprehen të zhgënjyer nga tradhëtia e Adam, ndërsa të tjerë besojnë se e gjitha është bërë për vëmendje nga ana e vajzës, pasi ajo është modele në rrjetet sociale e gjithashtu kjo video e saj ka kapur më shumë se 15 milion shikime në pak kohë.