Këngës rrëqethëse të Mozzik për Hanën nuk i rezistoi dot as Arbana Osmani, ja reagimi i saj

Dje ne mesnate, reperi Mozzik lancoi kengen e tij me te re te titulluar “Te dua”.

Nje projekt qe na surprizoi pa mase pasi të gjithë menduam se reperi po sillte një baladë që i dedikohej një dashurie të re apo një dashurie të humbur, por në fakt ky projekt i dedikohej vajzës së tij, Hanës.

Ne tekstin e kenges vihet re dhimbja e madhe qe Mozzik po vuan larg te bijes, e cila tashmë ka nisur t’i bëjë pyetje që e vënë në siklet si: “Pse s’po vjen të flesh me mua dhe mamin?”.

Nepermjet kenges, Mozzik perpiqet te shpjegoje arsyet e mungeses se tij teksa fajeson dhe Loredanen per arsyen e ndarjes, por pa dashur te tregoje me shume detaje.

Kenges prekese te Mozzik nuk i ka rezistuar as moderatorja e njohur, Arbana Osmani e cila nepermjet nje postimi ne InstaStory, teksa ripostoi kengen e reperit u shpreh: “I mbani dot lotët?”

Me nje projekt si ky, veshtir se mund ti mbash dot lotet.

Mozzik theksoi se kjo do jete kenga e fundit qe i dedikohet Hanes.

“Hana ime e vogël për momentin e di qe nuk do e kuptosh këtë këngë !
Por besoj qe kur të rritesh edhe pak do e kuptosh !
Dhe kur te bëhesh për ta kuptuar këtë këngë kisha dashur shumë qe mos ta hapim si temë asnjëherë !
Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta ❤️
Të dua më së shumti në botë ❤️
Babi yt Gramoz Aliu !
Dhe kjo është kënga ime e fundit kur flas për privatesinë time dhe për vajzen time.
Nuk do e perfshijë vajzen time asnjeherë më në textet e mija. #GodKnows“