Vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi kanë publikuar së fundmi këngën e tyre të re që prej disa ditësh e kishin lajmëruar. “Margarita” mban titullin kënga që është fiks ajo që na duhej në këto ditë të nxehta vere, një këngë ritmike dhe me nota humori që nuk kish si të mungonin. Për këtë këngë Romeo dhe Donaldi kanë bashkëpunuar me Getinjon, Alban Kondin, Fabian Bashën.
Një pjesë e klipit është xhiruar në Vlorë ku dy vëllezërit janë shfaqur rrethuar me vajza teksa kërcejnë e argëtohen në një skaf. Ndërsa pjesa tjetër është xhiruar në supermarket, ku sërish Romeo e Donaldi bëjnë gallata e dëfrehen së bashku me vajzat protagoniste në klip duke bërë xhiro me karrocë e duke provuar ushqimet.
Brenda pak kohësh projekti muzikor i dy vëllezërve ka arritur mijëra klikime në Youtube dhe është pëlqyer shumë nga publiku.
https://youtu.be/YgEj-k5sBxY