Konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, është një nga djemtë që ka tërhequr më shumë vëmendje me pjesëmarrjen e tij në emision.
Djali simpatik nga Gjakova ka fituar simpatinë e të gjitha vajzave dhe shpesh është bërë pjesë e thashethemeve rozë, teksa shihet herë pas here me vajza edhe jashtë emisionit.
Atdheu ka sqaruar vazhdimisht se jo çdo vajzë që takon është e dashura e tij, mirëpo prej kohësh kanë qarkulluar fjalë se ai njihej gjithashtu me autoren e emisionit, Olsa Muhametin, madje mund të kenë një lidhje së bashku.
Kjo për shkak të një videoje të një interviste të vjetër, ku Olsa dhe moderatorja Einxhel Shkira intervistojnë në plazh Atdheun.
Për shkak të kësaj videoje, në rrjet është aluduar se ata kanë 3 vite të lidhur ndërsa sot, Atdheu dhe Olsa kanë reaguar për herë të parë.
Me ironi, ata kanë thënë se kanë 6 vite bashkë dhe jo 3, si dhe që i vjen keq që ia kanë shkurtuar vitet e romancës së tyre.
Mirëmëngjes, ja këtu me të dashurën duke pirë kafe.”- thotë Atdheu.
“Po pse e nxorrën këtë mo Atdhe, nga intervista thua?”- pyet Olsa.
“Më e keqja, që na kanë bërë 3 vite, ne kemi 6.”- ia kthen ai.
“Po pra po, 6 vite, kështu që keni gabuar. Çfarë do nxirrni tjetër?”- thotë Olsa.