Kejvina Kthella reagon ashpër ndaj Kiarës pas sherrit me Efin

Kejvina Kthella ka reaguar gjithashtu pas situatës së djeshme të ndodhur në “Big Brother VIP’, ku Efi Dhedhes dhe Kiara Tito i dhanë fund miqësisë së tyre pas një debati të ashpër.

Me anë të një shkrimi thumbues në Instagram, Kejvina Kthella u shpreh se Kiara do vetëm famën dhe i intereson vetja e vet.

Kiara nuk ka gjë më shum veçse xhelozi për Efin se e don publiku e nuk e kaperdin dot faktin që Efi kapi lojën para asaj që është më e zgjuar se ajo! E ka personale me Efin edhe jo në kuadër të lojës.

Ndërsa Efi nuk ka pse merzitet se nuk e gjeti Luizin si më përpara se kan kaluar më shumë se dy muaj nga dalja e saj edhe ka ndryshuar loja.

Në fund të ditës mos të harrojm që Efi hyrjen në Big Brother e bëri me mikeshën e saj të jetës Mikelën e jo të bigut edhe kur erdhi puna te loja kërkoj të ndahet nga ajo!

Ashtu si mos të harrojmë se Luizi ka 102 ditë aty brenda edhe është i dërrmuar psikologjikisht edhe siç erdhi situata me hyrjen e banorëve të rinj ai vendosi ti besoj të dashurës së tij për të kuptuar më shumë por e dashura e tij e ka mendjen të fama jo te dashuria për të!

Në fund të ditës ca faji ka Luizi ktu që është verbuar e po dashuron femrën e gabuar? Ca faji ka Luizi qe i dha gjithçka në tre muaj asaj vajze edhe një herë të vetme që Kiarita mund të bënte diçka për Luizin në lojën e tij e beri gjithçka m*t.

Edhe e dini pse? Ajo mendon vetëm për veten e sai! Kiarita po shkatërron Luizin edhe fama po shkatërron Kiarën”, u shpreh modelja, përsa i përket sherrit të dy mikeshave.