Kejvina Kthella ka folur sërish për sherrin e bujshëm mes saj, Oriola Marashit dhe Einxhel Shkira.
Kohë më parë të gjithë e mbajmë mend sherrin mes vajzave (që u tha se shkoi deri në konflikt fizik) i cili pushtoi mediat rozë dhe u komentua gjatë.
Atë kohë u përfol se arsyeja e sherrit ishte një mashkull, por del të mos jetë kështu.
Kejvina e ka mohuar sërish një gjë të tillë duke thënë se nuk u kapën për meshkuj por ishin disa palë të treta që ndikuan në konflikt.
Tutje ajo zbuloi se ndonse ka kaluar një kohë ato ende nuk kanë rregulluar raportet me njëra-tjetrën.
“Nuk jemi pajtuar se nuk na ka rënë rasti që të takohemi, por ka qenë diçka pa lidhje, nga ana ime, më shumë për shkak impulsivitetit tim. Është diçka që nuk ka lidhje as me meshkujt, as me shoqërinë tonë. Erdhi nga njerëz të tretë…”