Keisi i dha fund lidhjes, Sabiani habit me veprimin e tij ndaj Kristit

Keisi ka vendosur t’i japë fund marrëdhënies së saj me Kristin, pasi siç u shpreh ajo, imponimi nga banorët e tjerë e ka stepur t’a vazhdojë këtë njohje.

Dy protagonistët patën një diskutim bashkë, ku Kristi u tregua i mirëkuptueshëm me Keisin edhe pse pranoi se do mërzitej që të mos e vijonin më tej njohjen bashkë.

Mirëpo, nga ana tjetër Sabiani po tregon mbështetjen e tij për Kristin nga jashtë shtëpisë.

Ai ka shpërndarë një foto në Instagram-in e tij, ku duken mesazhet që ka dërguar për të nxjerrë Armaldon nga nominimi i sotëm, duke tentuar kështu që të shpëtojë Kristin, ndërsa bashkangjitur shkruan:

Forca Kristi, mos dil dhe lufto për atë që do’

Duket se Sabiani ka zgjedhur të mos reagojë drejtpërdrejtë për ndarjen e Keisit dhe Kristit, por të shprehë mbështetjen e tij për këtë të fundit dhe që të luftojë për atë që kishte krijuar me vajzën e tij.