Duket se Keisi është mjaft e lumtur pas ndarjes nga Kristi, banor me të cilin krijoi një “lidhje” brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Në një diskutim së fundmi me Antonetën dhe Dean, Keisi iu ka treguar atyre për sjelljen e ulët të Kristit.
Keisi tregoi se i Kristi e injoroi totalisht kur ajo po i fliste, duke i bërë mjaft përshtypje. Më tej ajo shtoi se ndjehet falenderuese që Zoti i ka “hapur sytë”, pasi nuk e kishte parë më parë këtë sjellje të Kristit.
Megjithëse nuk e shprehu para banorëve, Keisi u pa mjaft e zhgënjyer nga sjellja e “ish-it” të saj, për të cilin ishte vetë ajo që i kërkoi të ndaheshin.