Keisi dhe Lorenci kanë qenë në një lidhje? Gazetarja tregon deklaratën e këngëtarit para hyrjes në BBV

Hyrja e këngëtarit Lorenc Hasrama solli jo pak komente nga ana e publikut, kjo për shkak se u përfol për një lidhje të vjetër të tij me Keisin.

Dyshimet u shtuan akoma më shumë kur Keisi mori vendimin të ndërpriste njohjen me Kristin pas hyrjes së Lorencit në shtëpi.

Përpos këtyre, një deklaratë e fundit e gazetares Aulona Musta na ka bërë të mendojmë se këto aludime mund të jenë të vërteta.

Aulona u shpreh se Lorenci ka qenë i ftuar për një intervistë në emisionin e saj para hyrjes në BBV, ku ka treguar se ka qenë në lidhje me një person publik.

Diçka të konfirmuar nuk ka, por në rrethe përflitet kjo gjë. Ata kanë qenë të lidhur para “Big Brother VIP”. Dhe për më tepër Lorenci para pak kohësh pranoi në emisionin tim se ka qenë i lidhur me një figurë publike”.-tha Aulona.