“Ke tradhtuar dhe mbajtur lidhje paralele”, Erjola Doci “nxjerr zbuluar” Atdheun

Një nga temat e puntatës së sotme në “E Diell” ishte se “a mund të jetohet gjithë jetën me dyshime te partneri?”.

I ftuar në studio ishte ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe “Kepit të Tundimeve”, Atdhe Xharavina, i cili tha se mund të merrni një dedektiv për të gjetur prova nëse partneri/ja po ju tradhton.

Mirëpo në atë moment ndërhyn Edi Manushi i cili i thotë: “E di shkencërisht se ke tradhtuar dhe ke mbajtur lidhje paralele”.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Jemini: Atdheu sapo tha ‘kam vendosur të martohem’.

Atdheu: Nuk tradhtoj

Erjola: Ka tendencë të flirtojë me femrat. Edhe te “Kepi i Tundimeve” kishte katër vajza që flirtonte dhe nuk fokusohej te njëra

Manushi: Erjola ka rënë në dashuri me Atdheun

Erjola: Jam nga ata persona që dashurinë e tregoj.

Atdheu: Nuk e mbaj mend si skenë. Aty tek emisioni fokusi im ka qenë te ti që në fillim

Erjola: Ke flirtuar edhe me një personazh publik këtu në Top

Atdheu: Mund ta bëj pa vetëdije

Erjola: Kur ke dy pjata, do ti hash të dyja, njësoj si te “Për’puthen” ashtu edhe te “Kepi i Tundimeve”