Era Rusi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku megjithëse ‘i paralajmëroi’ ata që të mos bëjnë pyetje në lidhje me martesën, ndjekësit nuk e fshehën kuriozitetin e tyre.
Ajo zbuloi arsyen pse ka ‘kundërshtuar’ deklaratën e saj të rreth tre viteve më parë, ku ka shprehur se në 2020 do të bëhej nënë.
Kjo deklaratë iu kujtua nga një ndjekës i cili shkruan: “Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë.”
Ndërsa këngëtarja ka zgjedhur të shkruajë thjesht: “Nuk e kisha planidikuar pandeminë”, duke ia lënë kështu ‘fajin’ koronavirusit.