“Ke qenë sfida më e vështirë në jetën time” – Rikthimi i Kiarës emocionon Luizin

Çifti Kiara dhe Luiz janë parë mbrëmjen e djeshme pas mbylljes së spektaklit mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Teksa qëndronin të përqafuar, Luizi dëgjohet teksa i thotë Kiarës se sfida më e bukur dhe e vështirë për të ka qenë të bënte për vete moderatoren, ndërsa kjo e fundit i përgjigjet “Ma gjete pikën e dobët”.

“Si ka mundësi, nuk më besohet që jam me ty. Ti ke qenë sfida më e bukur dhe më e vështira në jetën time, të betohem. Kur të kam arritur ty mund të arrij çdo gjë tjetër. Edhe Lorenci më tha që të ishe jashtë nuk do e fitoje Kiarën, është shumë e prerë”-tha Luizi.

Kiara i është bashkuar edhe njëherë shtëpisë së “Big Brother VIP” mbrëmjen e djeshme, disa ditë pas eleminimit të saj.

Bashkë me Kiarën, reality showt iu bashkuan gjithashtu Efi, Bledi dhe Ronaldo.