Kanye West është një nga VIP-at më të famshëm e më të përfolur në gjithë botën.
Shpesh shihet se në profilin e tij në Instagram reperi bën postime të cilat i fshin gjithmonë pas pak kohësh e ndërkohë ka një numër të vogël njerëzish që i ndjek, në krahasim me ata që e ndjekin, pra duket se është shumë përzgjedhës.
Kanye ndiqet nga 18 milionë njerëz, përfshirë këtu shumë personazhe të njohur shqiptar, dhe ndjek rreth 7 mijë, mes të cilëve modelen seksi shqiptare, Oriola Marashi.
Fotot e Oriolës shumë shpesh janë shndërruar në virale gjithandej nëpër botë duke marrë vëmendje në territore e popullsi të ndryshe anë e mbanë globit, e mesa duket i ka rrëmbyer vëmendjen edhe Kanye-s.