Kaq e pati dhe njohja/romanca mes Kanye West dhe Irina Shayk. 44-vjeçar, i cili aktualisht është duke punuar shumë për albumin e tij të ri Donda, është rikthyer edhe një herë te statusi i beqarit. Sipas raporteve të shumta, Kanye dhe Irina kanë vendosur të ndajnë rrugët e tyre pasi shijuan një romancë për dy muaj.
“Nuk ishte kurrë një gjë serioze,” tha një burim për People, që raportoi i pari ndarjen e tyre të shtunën, 21 gusht.
Një burim i dytë shpjegoi për revistën se projektuesi i “Yeezy” është i fokusuar në punën e tij dhe kalimin e kohës me katër fëmijët. Burimi ka shtuar:
“Ai nuk ka kohë për t’u takuar tani. Ai e di që Irina është e mrekullueshme dhe kanë mbetur shokë.” Us Weekly gjithashtu konfirmoi ndarjen e tyre, duke raportuar përmes një burimi se “Kanye dhe Irina i kanë dhënë fund çdo raporti, por ata kurrë nuk filluan me të vërtetë diçka serioze, nuk ka asgjë që ndodhi mes tyre”.
Dyshja ndezën thashethemet për një romancë në qershor kur ata u panë në Francë. Në atë kohë, një dëshmitar okular i tha E! Online:
“Ata dukeshin tepër të lumtur dhe të relaksuar. Ishin së bashku me disa miq.”
Po atë muaj, një burim i veçantë i shpjegoi E! Online se si reperi i “Fade” dhe supermodelja ruse u njohën. Ata të dy lidhen nga vende dhe njerëz të njëjtë në botën e modës dhe kaluan shpejt nga të njohur në diçka më shumë se “thjesht të njohur”.
“Kanye dhe Irina u lidhën kohët e fundit kur ata ishin të dy në New York. Ata u takuan një natë dhe kishin shumë kimi. Njohja e tyre ishte shumë rastësore dhe ata kanë qenë në kontakt për rreth një muaj. Kanye është shprehur se nuk dëshiron asgjë serioze, por i pëlqen të rrijë me Irina.”- u tha asokohe.
Lajmet për ndarjen e Kanye dhe Irina vijnë vetëm një ditë pasi autori i “Jesus Is King” u pa me Kim për drekë në Malibu. Të dy u fotografuan së bashku pa fëmijët e tyre, duke dëshmuar se diçka po ndodh pas divorcit të bujshëm.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka treguar mbështetjen e saj për Kanye ndërsa ai përqendrohet te albumi i tij.
Në fillim të këtij muaji, një burim i tha ekskluzivisht E! Online që Kim dhe Kanye kanë krijuar një “miqësi të vërtetë” dhe kanë komunikuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit. Por, a ka ndonjë mundësi që ata të rikthehen bashkë? Të gjitha portat janë të hapura.
Burimi: E!Online