Ishin paralajmeruar shume supriza sot ne “Prime”, por nuk pritej qe nje hyrje e re te trazonte ujerat dhe te trondiste Alvisen.
Nje konkurrent i ri u prezantua puntaten e sotme, me te cilin Alvisa ka patur nje lidhje prej tre vitesh, por marredhenia mes tyre kishte mbaruar prej pak kohesh.
Teksa personi ne fjale, i quajtur Hysen, u be pjese e audicioneve, ai i kaloi te gjitha fazat, por gjate audicionit te fundit, ku ai do te njihej me kontraten e emisionit, produksioni vendosi t’a linte kete ceshtje pezull pasi zbuluan lidhjen e tij me Alvisen.
Qysh ne momentin qe Hyseni hyri ne studio, Alvisa u largua direkt, per te marre kohen e nevojshme per t’u qetesuar.
Me pas ajo u rikthye ne studio, duke treguar se Hyseni ka ardhur enkas per Alvisen pasi u vu ne dijeni se kjo e fundit do te ishte pjese e programit.