Klea Huta kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Elgit Dodën, në 4 qershor të këtij viti.
Mes miqve, kolegëve dhe familjarëve, çifti i thanë po njëri-tjetrit.
Mirëpo përpos momentit magjik, vëmendje të madhe në rrjet mori dhe mungesa e Egli Takos.
Egli, e cila ka qenë prej kohësh mikeshë mjaft e afërt me Klean, mungoi në një nga ditët e saj më të rëndësishme, dasma me Elgitin.
Për mungesën e saj në dasmë lind pyetja; a ishte ajo e ftuar nga Klea?
Për këtë duket se ka dhënë një përgjigje Olsi, *ish* partneri i Eglit teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Më lër të flas”.
Teksa u pyet nga binjakët Veshaj nëse e mori ftesën tek apo çift, Olsi tha:
“Unë e pata ftesën si Olsi“, duke lënë të kuptohet se Klea ka ftuar vetëm aktorin në dasmë.
Më pas, Romeo e ngacmoi aktorin duke i thënë nëse i mungon Egli, pyetje të cilën Olsi nuk e la pa një përgjigje.
“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”, tha aktori.