Shumë prej jush e njohin nga faqja e saj e instagramit “Luga e Argjendtë” ku ajo ndan disa nga pasisonet e saj.
Këtë herë nëpërmjet një fotografia ka ndarë dhe një histori të trishtë që ka lidhje me situatën aktuale të refugjatëve afganë:
Statusi i plotë i Dhurata Thanasit:
“Ishte 15 prilli vitit 2007 kur për herë të parë preka tokën afghane, në aeroportin Hamid Karzai të Kabul-it. Vendimin për këtë detyrë kaq interesante, të vështirë dhe sfiduese e kisha marrë në dhjetor të 2006-tës, kur kisha plotësuar tashmë testin e Kombeve të Bashkuara mbi sigurinë. Afghanistani ishte non family duty station. Jo më pak se dy muaj, para mbërritjes sime, një bomber vetvrasës, pasi kishte mundur të kalonte dy postoblloqe me Toyota-n e tij, kishte hedhur në erë vehten, duke vrarë 20 afghanë, dy marinsa amerikanë dhe një koreanojugor.
Me këtë lajm u përballa gati disa ditë para se të nisesha, por tash ishte vonë të tregohesha “Gruavogël” dhe të dezertoja misionin 5 javor. Ndjenja e fiksuar e frikës, se nuk do mund të shihja më tim bir, gati 20 muajsh dhe familjen time, m’u largua sapo takova Aabdar-in, një përkthyes afghanas nga Kandahari, i cili do të rrinte me mua përgjatë gjithë kohës! I qeshur më pyeti: ah hera e parë që takoj një italiane! Buzëqesha! Në të vërtetë, jam shqiptare, i thashë. “You albanian muslim people, vijoi, duke shprehur ngazëllimin! Nuk doja t’i prishja entuziazmin për ti thënë që nuk isha muslymane e më tepër ateiste. Aabdari ishte 26 vjeç dhe kishte pesë fëmijë.
Gruaja e tij Saaman punonte si rrobaqepëse në shtëpi. Qëndiste shaje “Chador” dhe fustane pashtuni. Ëndra e saj ishte që familja të zotëronte ndërmarrjen e tyre të modës. Çdo ditë Abdaar më sillte gatimet që Saaman i bënte për ti marrë me vehte në punë. I ndanim bashkë. Shpesh herë, në zyrat tona të Kandaharit, më ndodhte të gatuaja diçka shqiptare dhe ashtu të gjithë, afghanas, amerikanë, francezë, shqiptarë, italianë, libanezë, shijonim matsaëa, ashak, pancake me mjaltë afganas, gnocchi xhenovezë nga pesto e time vjehrre apo fërgesë Tirane. Abdaarin, Saaman dhe fëmijët e tij, tashmë të rritur, nuk munda ti kontaktoj dot. Kanë gati 20 ditë që nuk përgjigjen! Një Zot e di ku ndodhen! Ndoshta në ndonjë aeroport. Ndoshta në ndonjë vend të huaj. Në zemër ruaj mallin dhe dëshirën për ti takuar. Do të doja ti prisja këtu në vendin tim, e t’u “ktheja nderin dhe bujarinë”! #afghanistan @undp @refugees”
View this post on Instagram