Adelina Tahiri ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor por afër fansave të saj është vazhdimisht me postime të shumta në rrjetet sociale.
Këngëtarja nga Shkupi përmes disa instastory ka uruar motrën e saj Dianën për ditëlindje.
Motrat kanë goxha diferencë në moshë por ngjajnë aq shumë sa duken si binjake.
Diana nuk është fytyrë publike dhe nuk i përket botës së artit dhe skenës si motra e saj.
Kujtojmë se Adelina së fundmi u bë pjesë e “Dance Albania” si konkurrente duke u rikthyer në skenë dhe ekran pas disa kohësh që nuk e kishim parë.