Aspirina po testohet si pjesë e një trajtimi të mundshëm për një formë agresive të kancerit të gjirit.
Studiuesit shpresojnë se ilaçi i lirë dhe i disponueshëm gjerësisht mund të funksionojë mirë kur kombinohet me imunoterapi për pacientët me kancer të gjirit tre-negativ.
Testimi, i financuar nga programi Breast Cancer Now Catalyst, i cili synon të përshpejtojë përparimin në kërkime përmes inovacionit dhe bashkëpunimit, është studimi i parë klinik që provon nëse aspirina mund t’i bëjë tumoret më të ndjeshëm ndaj imunoterapisë në këta pacientë.
Hulumtimi, i udhëhequr nga dr. Anne Armstrong nga fondacioni Christie NHS në Mançester, do të testojë ilaçin avelumab me dhe pa aspirinë para se pacientët të marrin kirurgji dhe trajtim me kimioterapi.
Breast Cancer Now, tha se rezultatet e suksesshme mund të çojnë në prova të mëtejshme klinike të aspirinës dhe avelumab për kancerin dytësor të pashërueshëm të gjirit, i cili ndodh kur qelizat e kancerit që fillojnë në gji përhapen në pjesë të tjera të trupit.
Ky është një lloj kanceri gjiri më pak i zakonshëm, por më agresiv. Armstrong, një onkologe mjekësore konsulente dhe lektore, tha:
“Hulumtimi ynë i mëparshëm ka sugjeruar që aspirina mund t’i bëjë disa lloje të imunoterapisë më efektive duke parandaluar kancerin të prodhojë substanca që dobësojnë përgjigjen imune.
Provimi i përdorimit të një ilaçi si aspirina është emocionues sepse është shumë i disponueshëm dhe i lirë për tu prodhuar.
“Shpresojmë se prova jonë do të tregojë se, kur kombinohet me imunoterapi, aspirina mund të rrisë efektet e saj dhe mund të sigurojë përfundimisht një mënyrë të re e të sigurt për të trajtuar kancerin e gjirit.”
Hulumtimet tashmë kanë sugjeruar që aspirina mund të përmirësojë rezultatet për shumë pacientë me kancer.
Burimi: Guardian, Anabel