Megjithëse nuk arriti të tërhiqte vëmendje gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Pirro Beati po e bën këtë gjë jashtë reality showt, megjithëse jo ashtu sic ai do të donte.
Ditën e djeshme Beati morri një telefonatë “kurth” nga emisioni “Top Albania Radio”, të cilit iu kërkua realizimi i një seti fotografik nudo. “Kam dëshirë të realizoj foto nudo”, i kërkoi Anxhela, teksa u shtir si një modele.
Më pas Anxhela i tha Beatit se në fund të setit, do të dëshironte të kryenin marrëdhënie seksuale pasi e ka zakon.
I befasuar nga kërkesa e “modeles”, Beati e refuzoi menjëherë.
“Kam një merak. Unë kam bërë foto dhe më përpara, kam zakon, që pas çdo seti fotografik, kryej marrëdhënie me fotografin. Është sikur të nënshkruash një kontratë, sikur të hedhësh një firmë“, i tha Anxhela, teksa Beati ia ktheu: “Cfarë? Jo nuk ndodh kjo“!