“Kam lënduar pa e kuptuar”/ Pasi pranoi se është e dashuruar, Ledjana habit me deklaratën

Ledjana Prenga zbuloi dje përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram se ndjehet e dashuruar pa treguar se cili është personi që i ka vjedhur zemrën.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” theksoi gjithashtu se nuk ka rëndësi nëse është single apo jo, por nëse do dikë dhe ai bëhet motiv i parë për çdo gjë.

Ndërkohë pak më vonë, bukuroshja brune ka habitur me një deklaratë të sajën. Kur një ndjekës e ka pyetur nëse është penduar për ndonjë gjë ajo është përgjigjur:

“Që kam lënduar ata që më kanë dashur më së shumti pa e kuptuar”.

Nuk dihet se kujt i referohet Ledjana me këtë përgjigje, por të gjithë kanë në mendje vetëm një emër: Mevlanin!

Ish-konkurrentja më pas është pyetur nëse i mungon dikush shumë.

“Yeah, dikush që e thirri bebe”, shkruan ajo, duke zbuluar kështu edhe nofkën me të cilën e thërret partnerin e ri!