Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, mbartin një karrierë të gjatë ndër vite, secili në fushën e tij. Arjola është një ndër to, e cila tashmë është pjesë e aktorëve të “Portokalli”.
Ditën e sotme, teksa po bisedonte me Monikën dhe Sheilën ka treguar se është në pritje të publikimit të një filmi me metrazh të shkurtër, ku pjesë e stafit është edhe ajo.
‘’Kam bërë një film tani së afërmi, mezi po pres të publikohet. Ishte shumë e vështirë pasi duhet të komunikoja vetëm me sy dhe nuk mund të flisja aspak’’,- tha Arjola.
Po ashtu ajo tregoi se i është dashur të xhirojë edhe një skenë intime.Të gjithë jemi sy e veshë pë të mësuar më shumë rreth projektit të saj më të ri.
Kujtojmë se më herët, aktorja foli për tradhtinë nga ish-partneri i saj.
Ndër të tjera ajo tha se e kishte falur këtë veprim për 6 vite, por theksoi se gjërat sa vinin dhe përkeqësoheshin.
“Nuk mund ta besoja që personi që po më lutej mua të mos e tradhëtoja, më tradhëton vetë. Në fillim mendova se ishte mërzitur për faktin se fëmija i parë na doli vajzë dhe për këtë arsye tentova edhe dy shtatzënitë e tjera. Por ishte e kotë’’, u shpreh ajo.
“I shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, shtoi Arjola.