Ditën e sotme, një lajm të cilit ende nuk i dihet vërtetësia po bën xhiron e rrjetit.
Sipas “Kosova News”, policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur nga Kosova, Valdrin Sahitin.
Sipas burimeve të tyre, arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.
Deri më tani stilisti i njohur nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë çështje.
Madje Valdrini vazhdon të jetë aktiv në Instagram. Postimi i tij i fundit është bërë vetëm një orë më parë, ku ai tregon se ndodhet në Dubai për çështje pune.
Mesa duket duhet të presim një reagim nga Valdrini për të sqaruar si qëndron e vërteta pas gjithë këtyre pretendimeve.
Burimi: /News 31