Sara Malaj ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në “Top Arena”, ku pranoi publikisht se i kishte dhënë fund romancës me Atdhe Xharavina, me të cilin doli çift nga “Për’puthen”.
Gjatë intervistës, Sara ka hedhur dyshime se pëlqen më shumë brunet, por nuk zbuloi detaje të tjera.
“Nuk jemi bashkë. Nuk ka qenë lojë, pëlqimi ka qenë, thjesht mospërputhje karakteresh. Më duket sikur ka qejf më shumë brunet, kot u lodhëm ne të dyja, na iku gjithë mundi kot. Nëse do e gjeja në tradhti, do vazhdoja jetën time. Etapë e mbyllur Atdheu, ngelet respekti”, i tha Sara Antonelës, ku edhe kjo e fundit ka pasur takime me Atdheun.