Gentian Zenelaj prej vitesh është pjesë e pandashme e televizionit, me filma, seriale apo emisione, po ashtu edhe e skenës së teatrit, duke qenë pa frikë një prej aktorëve e personazheve më të dashur për publikun.
Të qënit kaq aktiv në profesionin e tij, do të thoë që edhe ka bashkëpunuar me mjaft artistë e kolegë të tjerë, po ashtu edhe me personazhe të njohur televizivë, por cili është ai që Genti ka më shumë kimi, ose le ta quajmë sic e kemi cilësuar në titull, “i preferuari i tij”? Përgjigjen për këtë Zenalaj e ka thënë ditën e sotme, i ftuar në “Wake Up”, ku ndër të tjera u pyet: “Ke dhënë shumë shfaqje në skenë, por ke punuar edhe me shumë të tjerë në televizion, me kë ke më shumë kimi?”
Në lidhje me këtë aktori i njohur tha:
“Të them të drejtën, unë kam alkimi me të gjithë, por përderisa kam kimi me Saimirin.. Kam 8 vite, kemi alkimi shumë të mirë, Saimir është në linjën e vet, unë jam në linjën time. Pra jemi si uji me çokollatën për njëri-tjetrin. Unë kaloj mirë me njerëzit, përpiqem të jem pozitiv”
Sigurisht, Genti është një nga ato personazhe që të gjithë do të donin ta kishin koleg, por ai vetë zgjedh Saimirin, duke qenë se është personi me të cilin ka punuar për më shumë vite, gati cdo ditë bashkë në televizion.
Një prej kolegëve të tjerë me të cilët Zenelaj ka pasur marrëdhënie shumë të mirë, sidomos në kohën e “Apartamentit 2xl” ka qenë Julian Deda, me të cilin ka qenë pjesë po ashtu e “The Shblsh”. Megjithatë pas largimit të Gentit nga programi, marrëdhëdhënia e tyre pësoi një krisje, që duket se është rregulluar prej disa kohësh, ndërsa aktori është bërë pjesë edhe e “Klanifornia”, aty ku Julian Deda është edhe drejtor artistik, përvece koleg në skenë me të.