Kejsi dhe Kristi janë duke shijuar momente mjaft të bukura brenda shtëpisë së BBV.
Dyshja shihen gjatë gjithë ditës bashkë ku nuk mungojnë përqafimet dhe fjalët e ëmbla mes tyre.
Mirëpo kjo romancë mes tyre duket se nuk po i pëlqen dhe aq Olta Gixharit.
Teksa po diskutonin, Kejsi i ka treguar Kristit se kur janë bashkë, Olta nuk ua heq sytë.
“Vajta ti thoja çfarë ke që shikon”, shtoi Kejsi.
Miqësia që Kristi ka patur me Oltën në fillimet e programit duket se po i mungon.