Ka për ti ardhur pak “hidhur” Luizit! Kiara tregon personazhin shqiptar për të cilin ka një pëlqim

Dita e djeshme i takonte vajzave! Në shtëpinë “Big Brother Vip Albania” në mbrëmje, vajzat janë mbledhur në oborr për t’iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga produksioni.

Një ndër pyetjet ishte të tregonin emrin e personazhit të njohur shqiptar për të cilin kanë një pëlqim.

Ishte Kiara ajo e cila u përgjigj e para, duke thënë mes të qeshurash emrin e Luizit. Pak çaste më pas, ajo tha:

“Unë kam Ilir Shaqirin, por mos ja thoni Luizit.”

Gjithashtu edhe Lorik Cana ishte një tjetër emër që Kiara e përmendi duke e cilësuar shumë simpatik.