Ka patur probleme dhe me Morena Tarakun, ja kush është 22 vjecarja që plagosi Vali Corleonen!

Personazhi i njohur kosovar, Princ Valentino Corleone është plagosur me armë zjarri të enjten në mëngjes.

Përmes një njoftimi për media, Policia e Kosovës tha se autore e ngjarjes dyshohet të jetë një 22-vjeçare e cila është arrestuar nga policia.

Vajza në fjalë quhet Anita Syla dhe është e dashura e Vali Corleone e cila është arrestuar nën dyshimin për tentim-vrasjen e figurës kontraverse të show-bizit.

Syla e quante vetën si “Vajza e Corleones”, ndërsa burime për Express bëjnë me dije se ajo në të kaluarën kishte pasur probleme edhe me këngëtaren e njohur kosovare, Morena Taraku.

https://www.youtube.com/watch?v=VTSfZ_DFcJ0