Moderatorja Luana Vjollca ishte një ndër pjesëmarrëset në protestën e djeshme në kuadër të rastit të 11-vjeçares në Kosovë.
Ndërkohë që ajo ka publikuar së fundmi disa këngë për kauzën e mbrojtjes të grave dhe vajzave, kritikat nuk kanë munduar.
Pas një ndjekësi që i është drejtuar duke i thënë “Ku do e kuptosh që nuk bën për muzikë”, ka ardhur një tjetër replikë.
Kësaj here bëhet fjalë për moderatorin Flavio Qarri, i cili shprehet se Luana ka influencë dhe para, por nuk ka gramatikë e drejtshkrim, duke nënkuptuar kështu që me anafalbetizëm nuk zgjidhen problemet e shoqërisë.
Qarri herë pas here në fakt bën statuse thumbuese për personazhe të ndryshëm, e ndaj as Luanën nuk e paska kursyer kur shprehet se:
“Luana ka para dhe influencë. Ajo që nuk ka është gramatikë dhe drejtshkrim. Bindjen se fuqia e saj ndalon përdhunimet dhe padrejtësitë, përulësinë kur kjo fuqi dështon lehtësisht parandalimin”, shkruan Flavio Qarri.