Me shkurtimin e ditëve dhe reduktimin e dritës së diellit, humori ynë ka gjasa të ndryshojë gjithashtu- për keq.
Gjatë muajve të dimrit, kur temperaturat ulen ne kemi prirjen të jemi më pak social, të refuzojmë të ndërveprojmë dhe rrjedhimisht, mund të përjetojmë më shpesh gjëndje ankthi.
Mungesa e aktiviteteve fizike është një tjetër shkak që ndikon tek shëndeti ynë mendor, por ju s’keni ndërmend ta kaloni gjithë dimrin të trishtuar apo jo?
Ka mënyra për ta përballuar dhe i zbuloni tani.
1- Krijoni një rutinë për aktivitin fizik në shtëpi
Nëse është e përshtatshme për ju, mund të bëni pak aktivitet fizik në shtëpi. Mjafton edhe 10 minuta çdo ditë gjatë javës. Kaq kohë është e mjaftueshme për t’ju ndryshuar humorin dhe për t’ju mbushur me optimizëm edhe atëherë kur ndiheni pa energji. Mund të praktikoni joga apo çfarëdo lloj aktiviteti që ju pëlqen. Krijoni një ambient të vogël dhe dedikojini kohë vetes.
2. Investoni në veshje dimërore
Një arsye tjetër pse ndihemi të rënë moralisht gjatë dimrit është se duhet shumëëë përpjekje për të dalë. Duhet të lësh divanin e ngrohtë, të vishesh shumë trashë për të pasur sërish ftohtë kur del nga shtëpia. E zgjidhni duke investuar në gjëra që ja vlejnë dhe që duken 100% dimërore: një xhaketë e mirë, një shall i trashë, pantallona të plota dhe mbi të gjitha çizme.
3. Bëni më shumë plane nga ç’doni realisht
Kjo do t’ju mbajë të karikuar gjatë muajve të dimrit. Vetëm ideja se do të bëni diçka fundjavën e ardhshme, apo udhëtimin e famshëm të Krishtlindjeve ju bën të ndiheni më mirë. Të paktën 1 herë në javë dilni, takoni njerëz, organizohuni ose bëni diçka që s’e keni bërë më parë. Dimri është gjithashtu shumë qejf!
Burimi: Psychology Today